Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar lidhur me miratimin e rezolutës kundër raportit të Dick Marty-t në Parlamentin shqiptar.
Në një postim në “Twitter”, Ambasada shpërndan një deklaratë të zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova. Ajo shprehet se rusët mbeten të vendosur në qëndrimin e tyre për ndëshkimin e personave.
“Parlamenti shqiptar miratoi një rezolutë që kundërshton akuzat në lidhje me trafikimin e organeve në Kosovë dhe Shqipëri. Ne mbetemi të vendosur në qëndrimin tonë se personat e përfshirë në këto krime duhet të përballen me një dënim të ashpër dhe të drejtë.”– thuhet në mesazhin e Zakharovës.