Vendosni fjalën kyçe....

SHBA dhe Izraeli zhvillojnë stërvitje të përbashkët detare


Marina amerikane dhe izraelite kanë nisur një stërvitje të përbashkët katërditore në Detin e Kuq mes shqetësimeve në rritje mbi kërcënimin e supozuar të paraqitur nga forcat detare të Iranit.

Lojërat e përbashkëta luftarake filluan të hënën dhe do zgjasin deri të enjten, sipas një deklarate nga Flota e 5-të e SHBA, e cila është me bazë në Bahrein. Stërvitja do përqendrohet në ‘planifikimin e misionit, ndalimin detar dhe stërvitje të tjera në det’, tha Flota e 5-të.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) konfirmuan manovrat e përbashkëta, duke thënë se anija e saj raketore INS Keshet dhe korveta INS Eilat do marrin pjesë në një sërë misionesh së bashku me luftanijet amerikane.

Anijet e marinës amerikane të përfshira në stërvitje përfshijnë shkatërruesin me raketa të drejtuara USS Nitze, anijen me bazë të lëvizshme USS Leëis B. Puller dhe anijen e ngarkesave USNS Mattheë Perry.

Marina amerikane dhe izraelite kanë mbajtur disa stërvitje të përbashkëta këtë vit dhe Izraeli mori pjesë në një stërvitje në Detin e Kuq nëntorin e kaluar që u drejtua nga Flota e 5-të dhe përfshinte gjithashtu Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreinin. IDF tha se stërvitja e nëntorit ishte një përgjigje ndaj sulmeve iraniane ndaj anijeve izraelite.

Stërvitja e fundit vjen pasi Ministri izraelit i Mbrojtjes Benny Gantz paralajmëroi se aktiviteti detar iranian në rajon ishte në nivelin më të lartë në vite.