32-vjeçari nga Lushnja i cili u arrestua pasi akuzohet për pengmarrjen dhe përdhunimin e një 30-vjeçareje ka deklaruar në polici se nuk e ka marrë më forcë personi në fjalë.
Sipas tij, ajo ka ardhur vetë në hotel ndërsa ka pohuar se ka njohje me 30-vjeçaren dhe e ka sjellë vetë në Komisariat.
“Erdhi me dëshirën e saj. Nuk e kam marrë forcërisht, po erdhi me dëshirën e saj. Po ta kisha marrë me forcë nuk do ta sillja vetë në komisariat. Kemi njohje me njëri-tjetrin.” – mësohet të ketë thënë i arrestuari me iniciale M.M.
30-vjeçarja E.D. banuese në Durrës u shpall e zhdukur më 25 korrik 2022 nga bashkëshorti i saj.
Nëna e dy fëmijëve është gjetur sot ndërsa ka deklaruar në polici se ishte marrë peng nga 32-vjeçari dhe ishte përdhunuar nga ai pasi ishte kërcënuar me thikë. Po kështu gruaja ka pohuar se është mbajtur në një banesë në zonën e ish-Kënetës pa dëshirën e saj.