Vendosni fjalën kyçe....

Vdekja e 7-vjeçares në Himarë/ Deputeti Braçe: Mbeta pa fjalë kur mësova se autori është nga paria e Policisë, të bëhet drejtësi shembullore


Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e ndodhur sot në Himarë, ku një vajzë 7-vjeçare u përplas për vdekje nga një skaf i drejtuar nga ish-shefi i policisë së Himarës, Arjan Tase.

Në një postim në rrjetet sociale, Braçe thotë se ka mbetur pa fjalë kur ka mësuar se “autori vjen nga paria e policisë” që duhet të jetë shembull për komunitetin.

Është krim! Kur mësoj që autori është nga paria e policisë, mbetem pa fjalë!

Shef policie që jashtë detyrës duhet të jetë shembull e gjithnjë në ndihmë të kujtdo, harron statusin që e ka me vete kudo, distancohet jo vetëm nga polici i thjeshtë që bën e nuk bën pushime, të thjeshta e me një çadër, por edhe nga njerëzit, të cilëve duhet t’i shërbejë e duhet t’i mbrojë; Posaçërisht fëmijëve!”- shkruan deputeti.

Braçe kërkon që për këtë rast të bëhet drejtësi shembullore.

Aksidenti ndodhi mesditën e sotme, ku një fëmijë 7 vjeç humbi jetën, si pasojë e goditjes nga një mjet lundrues që drejtohej nga një oficer policie.

Drejtuesi i mjetit lundrues ishte ish-shefi i Komisariatit të Himarës, Arjan Tase. Aktualisht ai mbante detyrën Shef Seksioni i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan. Por u përjashtua nga radhët e Policisë direkt pas ngjarjes.

KOMENTI I PLOTË I BRAÇES

NGJARJA NË POTAM|HIMARË,

ËSHTË KRIM!

KUR MËSOJ QË AUTORI ËSHTË NGA PARIA E POLICISË, MBETEM PA FJALË!

Shef policie që jashtë detyrës duhet të jetë shembull e gjithnjë në ndihmë të kujtdo, harron statusin që e ka me vete kudo, distancohet jo vetëm nga polici i thjeshtë që bën e nuk bën pushime, të thjeshta e me një çadër, por edhe nga njerëzit, të cilëve duhet t’i shërbejë e duhet t’i mbrojë;

Posaçërisht fëmijëve!

TANI TË BËHET DREJTËSI SHEMBULLORE PËR TË!

Ndërkohë, edhe një herë alarmi shkon tek RREGULLAT, ZBATIMI I TYRE;

Lexova reagimin e drejtorit të Policisë e përtej masave të detyrueshme ndaj efektivit të përfshirë në krim, më shqetëson ngritja e një grupi që verifikon zbatimin e porosive të drejtorit vetë;

UNË MENDOJ QË FUNKSIONON NDRYSHE;

URDHRI I DREJTORIT TË POLICISË ME MASA QË ADMINISTROJNË E GARANTOJNË RENDIN E RREGULLIN,

THJESHT ZBATOHET, THJESHT ZBATOHET, NUK HARROHET, NUK RELATIVIZOHET, NUK NEGLIZHOHET, ZBAAAATOOOHEEEET, NUK VERIFIKOHET!

DHE ZBATOHET NË MËNYRË TË BARABARTË PËR TË GJITHË E NGA TË GJITHË; përfshi parinë e policisë, politikës, ekonomisë!

OSE BARAZI, OSE HIMARA ËSHTË JO VETËM SKENA E SOTME POR DHE ARKIVA E KRIMEVE SI KY, NË PAK VITE NGA SOT! E mbani mend besoj vrasjen si kjo nga një biznesmen!

||| Shumë ndjesë me përulësi familjarëve të vajzës; nuk ka ngushëllim që mund t’u lehtësojë dhimbjen!