Bën betimin shefi i ri i Shtabit të Përgjithshëm të FA-ve, Gjeneral Brigade Arben Voke Kingji.
Siç ka bërë me dije Presidenca, Kingji u betua sot para paraardhësit të tij në këtë detyrë, Presidentit të Republikës, Bajram Begajt, i cili është njëkohësisht edhe Komandant i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Në ceremoninë e betimit, fillimisht u këndua himni kombëtar. Më pas u lexua dekreti i emërimit të Presidentit të Republikës.
Kingji me dorën mbi Kushtetutë, u betua solemnisht se : “Do t’i bindem Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi, do t’i shërbej me ndershmëri vendit tim dhe do të mbroj interesat e Republikës së Shqipërisë.”
Presidenti Begaj i dorëzoi dekretin e emërimit dhe i uroi Shefit të ri të Shtabit të Përgjithshëm punë të mbarë dhe suksese në detyrën e rëndësishme në krye të Forcave të Armatosura shqiptare.
Në ceremoninë e betimit ishin të pranishëm oficerë madhorë të Forcave të Armatosura.