Vendosni fjalën kyçe....

Ekzekutimi i shqiptarit Selavdi Shehaj në 2020-ën, karabinierët arrestojnë dhe “porositësin”


Karabinierët e Komandës Provinciale të Romës kanë njoftuar se kanë vënë në pranga personin e dyshuar që ka dhënë urdhrin për vrasjen e shqiptarit Selavdi Shehaj, ngjarje e ndodhur më 20 shtator 2020 në bregdetin e Torvajanicës.

Siç shkruan Ansa.it, me kërkesë të prokurorëve është vënë në pranga Giuseppe Molisso, një 40-vjeçar me origjinë napolitane, i ndaluar edhe për një çështje tjetër.

Molisso ndodhet në burg sepse konsiderohet gjithashtu si urdhëruesi i tentativës së dyfishtë të vrasjes së vëllezërve Costantino që ndodhi më 13 korrik 2021 në rrethin Alessandrino.

Ndërkohë kthehemi te vrasja e Shelajt, sipas hetuesve kjo ngjarje i atribuohet një aksioni me karakter hakmarrës pas pritës së 14 nëntorit të ndodhur tre vjet më parë ndaj Leandro Bennato, subjekt që besohet se është i afërt me Molisso-n.