Vendosni fjalën kyçe....

Gjermania premton të ndihmojë Tajvanin nëse Kina e sulmon


Gjermania e ka paralajmëruar Kinën kundër përshkallëzimit të tensioneve me Tajvanin dhe është zotuar të ndihmojë Taipein në rast të një konflikti me Pekinin, njoftoi ministrja e Jashtme Annalena Baerbock të martën gjatë një konference të OKB-së në Nju Jork, siç raportohet nga ‘Der Spiegel’.

“Ne nuk pranojmë kur shkelet ligji ndërkombëtar dhe një fqinj më i madh sulmon fqinjin e tij më të vogël.” – tha Baerbock, duke shtuar se ky parim vlen edhe për Kinën.

Deklarata e Baerbock vjen në mes të tensioneve të shtuara midis SHBA-së dhe Kinës pasi kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së Nancy Pelosi vizitoi Tajvanin të martën.

Pekini ka paralajmëruar në mënyrë të përsëritur se do ta interpretonte një veprim të tillë si një shkelje të sovranitetit të tij dhe një fyerje ndaj politikës së një Kine të cilën Uashingtoni e njeh zyrtarisht.