Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata e Lartë thotë se është ulur në 30 mijë e 751 numri i dosjeve “të mbartura”


Gjykata e Lartë ka zbuluar këtë të mërkurë se ka 30 mijë e 751 dosje “të mbartura” çështjesh.

 “Gjykata e Lartë sjellë në vëmendje të opinionit publik se pranë saj ndodhen aktualisht të regjistruara 34.272 dosje gjyqësore administrative, civile dhe penale, ndërkohë që backlogu i çështjeve, të cilat presin të shqyrtohen sipas afatit kohor të përcaktuar në legjislacionin procedural, është ulur ndjeshëm në 30.751 dosje.

Referuar shifrave të mundësuara nga sistemi elektronik i menaxhimit të çështjeve gjyqësore, deri në datën 31.07.2020 gjenden të regjistruara 10.069 çështje administrative, 16.376 çështje civile dhe 4.306 çështje penale.”– bëhet me dije në një njoftim për mediet.

Sipas Gjykatës, në uljen e ndjeshme të backlogut të çështjeve ka ndikuar numri i lartë prej 8,637 vendime gjyqësore që janë dhënë nga muaji Prill 2020, kur rifilloi funksionimi i Gjykatës së Lartë, deri në datën 31 Korrik 2022.

Në njoftimin për mediet, Gjykata e Lartë sqaron opinionin publik se “për publikimin e statistikave apo të dhënave mbi shqyrtimin e dosjeve, do të mbajë në vëmendje informimin, në kuptim edhe të konceptit backlog në gjyqësor, mbi numrin e saktë të dosjeve të depozituara më herët, të cilat sipas afatit kohor të përcaktuar në legjislacionin procedural janë në pritje për shqyrtim”.