Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Alban Menerin, i dyshuari si autori i vrasjes së fqinjit të tij Nikolin Stakës, pas një sherri banal.
Sipas televizionit “News 24”, 51-vjeçari nuk e ka mohuar konfliktin që ka pasur me viktimën përballë gjykatësve, mirëpo pretendon se ka qenë në gjendje të dehur gjatë sherrit.
Ai thotë se sherri mes tij dhe viktimës nisi për shkak të debatit që më parë Meneri kishte me një grua poshtë pallatit për shkak të parkimit.
Meneri i cili punonte si teknik zëri në RTSH pretendonte pronësinë e një hapësire që përdorej për parkim nga ana e banorëve dhe po debatonte me zonjën për këtë.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 30 korrikut. Kur pa se Meneri po debatonte me një grua për parkingun. Nga ballkoni i banesës, Staka thuhet se i tha: “Çfarë bën, nuk të vjen zor që zihesh me gra”. Këtu ka nisur debati mes tyre.
Mësuesi 56-vjeçar nga Laçi ka ndërruar jetë si pasojë e hemorragjisë në banesën e marrë me qera vetëm 1 muaj më parë dhe trupi i pajetë është gjetur nga pronari i shtëpisë.
Zonja me të cilën ishte kionfliktuar Meneri, tregoi se familja e Stakës jetonte jashtë vendit, dhe ai është gjetur i pajetë nga kujdestarja, e cila kishte mbërritur në banesë mëngjesin e të nesërmes.