Vendosni fjalën kyçe....

Kumbaro njësoj si socialistët e tjerë: Drejtësia t’i japë ndëshkimin maksimal, policia të ndëshkojë shkelësit


Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka reaguar për herë të parë për ngjarjen e ndodhur në Himarë ku humbi jetën një 7-vjeçarja nga përplasja fatale e motorit të ujit që drejtohej nga një efektiv policie në zonën për përdorim të plazhistëve në Potam.

Kumbaro ka kërkuar nga drejtësia të japë dënim maksimal dhe ka një kërkesë për Policinë e Shtetit që të ndëshkojë shkelësit e ligjit.

Por Kumbaro si drejtuese e një ministrie që ndan fushën e përgjegjësisë për menazhimin e zonave të plazhit dhe ndarjes së tyre për përdorimin e mjeteve të lundrimit nuk shkruan asnjë fjalë nëse për ngjarjen në fjalë ka pasur ndonjë shkelje apo është marrë ndonjë masë për shmangien e tragjedive të tjera.

Tejet e rëndë dhimbja për ngjarjen e kobshme në bregdetin e Himarës, ku një engjëll nuk është më mes nesh për shkak të marrëzisë së një njeriu që theu çdo ligj, çdo rregull e çdo normë me pasoja tragjikisht të pakthyeshme!

Me vetëdijen se nuk ka fjalë të shërbejë sado pak si ngushëllim për prindërit, familjen për gjëmën që pësuan ,kërkesa shkon për Drejtësinë që të bëjë punën e saj, pa asnjë kompromis, me dënim maksimal ndaj kujtdo që thyen ligjet e përbashkëta dhe rregullat dhe rrezikon të shkaktojë humbje jete, në tokë a në ujë qoftë! Kërkesa shkon edhe për Policinë e Shtetit po ashtu, për çdo punonjës të saj në territor, që të jetë në lartësinë vigjiluese dhe ndëshkuese që uniforma i imponon për kryerjen e detyrës. Jonada e vogël u prehsh ne paqe”-shkruan Kumbaro.