Një makinë në lëvizje e sipër është përfshirë nga flakët në aksin Lushnjë-Rrogozhinë.
Nga flaët ka marrë djegie në trup drejtuesi i mjetit dhe tre pasagjerët.
“Sot, rreth orës 22:10, në aksin rrugor Lushnjë- Rrogozhinë, në vendin e quajtur “Rotondo e Çermës”, dyshohet për shkak të një defekti në mjet, ka marrë flak në ecje e sipër automjeti tip “Golf” me drejtues shtetasin E. K., 19 vjeç, ku si pasojë e flakëve kanë marrë djegie në trup drejtuesi i mjetit si dhe tre pasagjerët që ishin në mjet, shtetasit A. S., 21 vjeç, Gj. Xh., 19 vjeç, dhe F. Xh., 17 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.