Vendosni fjalën kyçe....

Meta me agronomët e fermerët në Roskovec: Këto janë pasojat e Ballkanit të Hapur, por shumë shpejt të gjithë së bashku do marrim një kthesë të madhe


Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zhvilluar një takim me agronomë, fermerë e blegtorë në Roskovec.

Gjatë takimit ai theksoi rëndëinë e bujqësisë në ekonominë e vendit duke vënë theksin te mungesa e madhe e mbështetjes për ta nga ana e qeverisë.

Meta tha se së shpejti e gjithë shoqëria do reagojë e do bëhet kthesa.

“Unë i kam ngritur gjithmonë këto shqetësime, edhe në detyrën që isha përpara dhe në çdo lloj detyre që kam patur dhe mendova të nisim nga një aktivitet i tillë. Isha para disa ditësh në fshatin tim të lindjes dhe po i pyesja ata për problemet dhe ata ankoheshin në të gjitha drejtimet po sidomos ankoheshin për rritjen e trefishtë të çmimeve të plehrave. Vetëm duke komunikuar, bashkëpunuar. Nuk është zgjidhje ta lini këtë punë. Zgjidhja është që të rrisim angazhimin, të rrisim vëmendjen kudo ku jemi në mënyrë që ta mbështesim bujqësinë. Duhet të qëndroni e për një kohë të shkurtër të gjithë bashkë do ta marrim një një kthesë të madhe.” – tha Meta.

Mbi situatën aktuale të fermerëve, Meta tha se këto janë pasoja të “Ballkanit të Hapur”, ndërsa shtoi se mesazhi që ka për qytetarët është “qëndresë dhe rezistencë”.

“Këto janë pasojat e Ballkanit të Hapur që nxit qëllimisht Edi Rama. Jemi në një situatë krejtësisht të pafavorshme sepse jemi vendi ku qeveria mbështet ë pak ose s’e mbështet fare bujqësinë, sepse dhe në një mbështetje që jepet është e karakterit klientelist, siç janë ato të inceneratorëve që marrin fondet që duhet ti marrin fermerët, ku përfshihet dhe AZHBR, ne e dimë çfarë po vuan bujqësia, dhe kjo është e qëllimshme.

Po kthehet gjithçka në një fasoneri, vjen qumështi nga jashtë dhe këtu vetëm paketohet. Mesazhi im është qëndresë dhe rezistencë. Shumë shpejt do të ketë ndryshime, bujqësia do të jetë prioritet.”– theksoi ai.