Epoka e ndërveprimit konstruktiv të Rusisë me vendet perëndimore ka përfunduar në mënyrë të pakthyeshme, pavarësisht nga rezultati i operacionit special në Ukrainë. Kështu thuhet në një artikull të Alexei Drobinin, i cili është drejtor i Departamentit të Planifikimit të Politikës së Jashtme të Ministrisë së Jashtme ruse. Artikulli në fjalë është publikuar të mërkurën në faqen e internetit të revistës International Affairs.
“Pavarësisht nga kohëzgjatja dhe rezultati i operacionit special ushtarak të Federatës Ruse në Ukrainë, tashmë mund të thuhet se epoka tridhjetëvjeçare e bashkëpunimit përgjithësisht konstruktiv, megjithëse jo problematik, me Perëndimin ka përfunduar në mënyrë të pakthyeshme.”- tha Drobinin sipas TASS.
Sipas tij, situata aktuale ofron një mundësi unike për çlirimin përfundimtar nga iluzionet e mbetura dhe tërheqjen e Rusisë nga korniza e paradigmës së “marrëveshjes miqësore”, e riprodhuar herë pas here nga kolegët perëndimorë pas vitit 1992.
“Është e qartë se nuk do të ketë kthim në situatën para 24 shkurtit në marrëdhëniet me vendet e Amerikës së Veriut dhe Evropës.”- shtoi diplomati.