Policia financiare e Breshias në Itali i ka sekuestruar 141 milionë eurove ndërmjet pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme sipërmarrësit Lanfranco Cirillo, 63 vjeç, i njohur si arkitekti i Vladimir Putinit dhe 44 oligarkëve të tjerë rusë.
Ai akuzohet për vepra tatimore dhe fiskale. Ndër pasuritë e sekuestruara janë shtëpi luksoze, llogari bankare, para të thata, bizhuteri, vepra arti modern dhe bashkëkohor nga autorë të famshëm, madje edhe një helikopter.
Lanfranco Cirillo punoi dhe jetoi në Rusi për 20 vjet, ku u bë i njohur dhe filloi t’u ofronte shërbimet e tij oligarkëve më të rëndësishëm deri tek presidenti Vladimir Putin (nga rrjedh edhe pseudonimi i tij). Ai akuzohet për kontrabandë dhe deklarim të rremë dhe pastrim parash.
Hetim i kryer nga Njësia e Policisë Ekonomiko-Financiare të Breshias u hap pas identifikimit, në zonën e Brescias, të një helikopteri të regjistruar në Rusi për të cilin nuk ishin përmbushur formalitetet doganore dhe që çuan në zbulimin e një rasti të supozuar të qëndrimit fiktiv jashtë vendit.
Arkitekti Lanfranco Cirillo është nën hetim pasi nuk kishte deklaruar të ardhura për dhjetëra milionë euro për vitet 2013-2019 (për 50 milionë euro), ndërkohë që ruante në Itali qendrën e familjes së tij, asetet dhe interesat ekonomike.
Nga të ardhurat e deklaruara nga hetuesit u konstatua edhe një zotësi trashëgimore e pajustifikuar e cila ka çuar sot në sekuestrimin e shumës 141 milionë euro.