Një 30-vjeçar është arrestuar në Dibër pasi akuzohet se ka dhunuar të motrën në banesë.
Po kështu sipas bluve gjatë shoqërimit, ai ka kundërshtuar efektivët.
Njoftimi
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, arrestuan në flagrancë shtetasin S.K., 30 vjeç, banues në Dibër, pasi dyshohet se në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij, dhe në momentin e shoqërimit për në Komisariat, ky shtetas ka kundërshtuar punonjësit e Policisë.”