Vendosni fjalën kyçe....

Sherr mes dy të rinjve në Pogradec, plagoset me thikë 24-vjeçari


Një sherr mes dy të rinjëve në Pogradec është përshkallëzuar në përdorimin e mjeteve prerëse.

24-vjeçari K.C është plagosur me thikë nga shtetasi B.V 21-vjeç banues në fshatin Vërdovë.

I riu është dërguar në spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 03.08.2022, rreth orës 19:20, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për mjekim shtetasi K. C., 24 vjeç, banues në Pogradec, i cili dyshohet të jetë dëmtuar me mjet prerës, në lagjen nr. 3, Pogradec, nga shtetasi B. V., 21 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, gjatë një konflikti për motive të dobëta mes tyre.

Autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi B. V., ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit, ndërsa shtetasi K. C., ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.