Vendosni fjalën kyçe....

Silva Caka: Nëse vazhdojmë tronditemi me reagimet e Ramës, atëhere i bëjmë shërbim propagandës së tij


Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun e Partisë së Lirisë, Silva Caka, ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e djeshme në plazhin e Potamit në Himarë, ku një vajzë 7-vjeçare humbi jetën pasi u përplas nga një mjet lundrues i drejtuar nga kryepolici Arjan Tase.

Caka shprehet se ngushëllimi më i sinqertë që mujnd t’i bëhet familjes së vogëlushes, është duke kërkuar drejtësi për të.

Duke iu referuar sulmeve të sotme të kryeministrit Edi Rama ndaj gazetarëve për raportimet dhe qëndrimet e tyre mbi ngjarjen, Caka thekson se nuk duhet të merren me të.

“Nëse vazhdojmë tronditemi me reagimet e pagjak të Edi Ramës, atëhere i bëjmë shërbim propagandës së tij dhe relativizimit të çështjes. Mos harroni që Edi Rama është sociopat me kartelë, e ka justifikimin në xhep kurdoherë (sociopati është një person me një ccrregullim personaliteti, i cili manifestohet me sjellje dhe qëndrime ekstremisht antisociale). Mos prisni empati nga Edi Rama…”– shkruan ajo.

Caka u bën thirrje qytetarëve të dalin të protestojnë nesër dhe të kërkojnë drejtësi për vogëlushen e ndjerë.

REAGIMI I PLOTË

Ngushëllimi më i sinqertë që ne mund t’i bëjmë familjes së vogëlushes Joanda Avdia, është të kërkojmë drejtësi për të!

Nëse vazhdojmë tronditemi me reagimet e pagjak të Edi Ramës, atëhere i bëjmë shërbim propagandës së tij dhe relativizimit të çështjes. Mos harroni që Edi Rama është sociopat me kartelë, e ka justifikimin në xhep kurdoherë (sociopati është një person me një ccrregullim personaliteti, i cili manifestohet me sjellje dhe qëndrime ekstremisht antisociale). Mos prisni empati nga Edi Rama…

Detyra jonë si prindër e si qytetarë është të ccojmë përpara përgjegjësisë penale, morale, politike dhe qytetare:

  1. Edi Ramën
  2. Blendi Çuçin
  3. Mirela Kumbaron
  4. Gledis Nanon
  5. Arjan Tasen.

Për mua, të gjithë këta janë në një thes! Për mua, Tase në burg e të tjerët minimumi në dorëheqje.

Nesër në shesh për Joandën, nesër në shesh për fëmijët tanë!