Vendosni fjalën kyçe....

Zjarrfikësi telefonon OSHEE-në për të disatën herë: Na dogjët brenda, ndërpriteni energjinë (Video)


Zjarri që përfshiu një sipërfaqe toke, në mes një të zone të banuar, në lagjen ‘Partizani’ në Vlorë, nxori në pah edhe mos bashkëpunimin e institucioneve në një rast të tillë emergjence madje duke vënë në rrezik zjarrfikësit që po punonin për shuarjen e flakëve.

Shërbimi zjarrfikës kishte kërkuar ndërprerjen e energjisë elektrike në këtë zonë por strukturat e menaxhimit të shpërndarjes së energjisë nuk kishin vepruar.

Në një video të publikuar nga Syri TV dëgjohet një zjarrfikës që merr në telefon OSHEE-në për të fikur eneregjinë. Ai dëgjohet të thotë se i kanë lajmëruar disa herë por sërish ka pasur transmetim të rrymës.

Zjarri në Vlorë dogji hektarë shkurre, por fatmirësisht nuk shkaktoi dëme në banesa dhe njerëz.