Vendosni fjalën kyçe....

Berisha dhe Meta bashkohen para kryeministrisë (Foto)


Kreu i PD-së Sali Berisha dhe ai i Partisë së Lirisë, Ilir Meta iu bashkuan të ndarë protestës së sotme të Ministria e Brendshme.

Por ata u takuan së bashku pas zhvendosjes te Kryeministria të të gjithë turmës.

Në deklaratat e tyre të ndara ata kërkuan që të dorëhiqen drejtuesit e institucioneve përgjegjëse.

Te kryeministria qytetarët ndezën qirinj, në shkallët në hyrje të godinës.

Në shesh u mblodhën mijëra qytetarë të cilët me pankarta por edhe me thirrje kërkuan dorëheqjen e qeverisë.

Në protestë u panë prindër me fëmijë të cilët protestuan për vrasjen e 7-vjeçares nga skafi që drejtohej nga eksponenti i policisë në Himarë.

Pas kryeministrisë, qytetarët iu drejtuan Presidencës ku kërkuan një reagim nga Kreu i Shtetit i cili nuk ka reaguar ende.