Vendosni fjalën kyçe....

Berisha i bashkohet protestës: Largimi i Ministrit të Brendshëm hap i duhur. Politika do mbetet në qendër të problemit


Ish-kryeministri Sali Berisha iu bashkua protestës së organizuar nga qytetarët përballë Ministrisë së Brendshme.

Berisha në një deklaratë tha se politika është në epiqendër të problemit dhe kërkojnë ta largojnë atë ata që bien ngushtë.

Janë ata të cilët që sa herë bien ngushtë, kërkojnë të largohet politika nga problemi, por politika është dhe do jetë në epiqendër të problemit”-tha Berisha.

Përgjegjësia në këtë rast është ligjore dhe morale, por dhe sikur të mos kishte përgjegjësi ligjore, përgjegjësia morale e detyron ministrin të largohet menjëherë nga detyra. Kjo kërkon natyrisht që ministri të ketë ndjenjën e moralit, që i mungon”, tha më tej kreu i PD-së.

I pyetur nëse mjafton dorëheqja e Çuçit, ish-kryeministri tha se do ishte një hap në drejtimin e duhur.

Një hap në drejtimin e duhur është ajo. Sepse është ministri përgjegjës për të. Keni dhe rastet e tjera. Ai sillet, si të thuash. A nuk ndodhi në maj, Ilvi Meta që u var në qeli, e morën në komisariat se vodhi një derë. Ky që merr 400 milionë euro, nuk i ndodh asgjë. Çuçi duhet të jepte dorëheqjen. Rasti i të riut në Durrës, që nuk kishte asnjë roje bregdetare. Politika është dhe do të jetë gjithmonë në qendër të problemit.