Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Laknasit në Tiranë, ku ka humbur jetën një grua.
Sipas policisë, 60-vjeçarja me iniciale S.Gj. ka pasur probleme shëndetësore dhe më pas ka humbur kontrollin e mjetit. Kur punonjësit e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, 60-vjeçarja është gjetur pa shenja jete.
“Më datë 04.08.2022, në Laknas, shtetasja S. Gj., rreth 60 vjeçe, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, për shkak të problemeve shëndetësore. Pas mbërritjes së shërbimeve të Policisë, në vendngjarje, kjo shtetase është gjetur pa shenja jete.”– thuhet në njoftimin e Policisë.
Megjithatë uniformat blu nuk sqarojnë më tej nëse 60-vjeçarja humbi jetën si pasojë e plagëve të marra nga aksidenti, apo për shkak të problemeve shëndetësore që kishte patur.
Grupi hetimor thuhet se po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.