Vendosni fjalën kyçe....

I dyshuar se nxiste terrorizmin në rrjetet sociale, gjykata lë në burg Bledar Zenelin


Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Bledar Zenelin, personin i cili u arrestua pak ditë më parë pasi kishte bërë thirrje për veprime terroriste.

Sipas policisë, Zeneli nëpërmjet rrjeteve sociale dhe aplikacioneve te ndryshme kishte publikuar artikuj të cilët nxisnin terrorizmin.

“Ndalimi i këtij shtetasi u bë pas një hetimi intensiv dy vjeçar, të kryer me metoda speciale të hetimit nga Drejtoria e Antiterrorit nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, ku dyshohej se nëpërmjet rrjeteve sociale dhe aplikacioneve te ndryshme ‘Facebook’, ‘Twitter’, ‘Telegram’, publikonte artikuj, materiale radikale, ekstremiste, propagandistike dhe statuse, në mbështetje të shtetit Islamik dhe kundra koalicionit global antiterrorizëm.”– njoftonte policia dy ditë më parë.

Por ai i ka mohuar akuzat.