Vendosni fjalën kyçe....

Meta reagon pas protestës: Protesta frymëzuese, vërshimi sapo ka nisur dhe do përfundojë në triumfin e sovranit mbi hajdutokracinë


Kreu i Partisë së Lirisë ka reaguar pas protestës duke shpërndarë foto nga tubimi i sotëm të cilin e ka quajtur frymëzues.

Meta më pas jep një paralajmërim se vërshimi sapo ka nisur dhe do marrë fund me triumfin e sovranit mbi hajdutokracinë.

Dëgjoni zërin e popullit të lirë!

Frymëzuese protesta e sotme qytetare e shoqërisë civile.

Ky vërshim që sapo ka nisur do të kthehet në një ortek dhe do të ketë vetëm një fund: Triumfin e Sovranit mbi hajdutokracinë!”-shkruan Meta.