Qytetarë të shumtë u mblodhën sot në protestën e thirrur pas vrasjes së 7-vjeçares në Himarë.
Të gjithë një zëri ata kërkuan dorëheqjen e Kryeministrit dhe ministrave të tij si përgjegjësit kryesorë për ngjarjen.
Qytetarët u mblodhën fillimisht te Ministria e Brendshme ku për disa momente pati edhe shtyrje me policinë të cilët nuk lejuan që turma të vendosej në sheshin midis ministrisë dhe ish-godinës së Teatrit Kombëtar.
Në protestë u bashkua edhe politika ku dy drejtuesit kryesorë të opozitës, Sali Berisha dhe Ilir Meta ju bashkëngjitën qytetarëve të ndarë fillimisht.
Rrugët e tyre më pas u bashkuan te Kryeministria ku dhe u zhvendosën të gjithë qytetarët.
Ndërkohë thirrjet e protestuesëve nuk ndaleshin ku kërkonin dorëheqjen e qeverisë të drejtuar nga Kryeministri Rama.
Përballë kryeministrisë ata qëndruan disa minuta ku dhe ndezën qirinj në shkallë të saj.
Më pas të gjithë së bashku qytetarët vijuan te Presidenca ku kërkuan një reagim nga Presidenti Bajram Begaj.
Një nga protestuesit madje kërkoi që Zonja e Parë si nënë t’i bashkohej protestës së sotme.
Kjo është situata e parë kur presidenti i sapo zgjedhur Begaj përballet me një situatë ku kërkohet reagimi i tij.
Pritet si do reagojë Kreu i Shtetit mbi këtë situatë e cila kur kanë kaluar dy ditë nga ngjarja e rëndë nuk ka thënë asnjë fjalë.
Në thirrjet e protestuesëve pati edhe ultimatume. Ata kërkuan dorëheqjen e Ramës ose ministrave brenda 72 orëve ndryshe do përballen me protesta të njëpasnjëshme.