Presidenti Bajram Begaj nuk ka reaguar ende për ngjarjen e ndodhur në Himarë që tronditi opinionin publik nga e cila humbi jetën një vajzë e mitur.
Edhe në protestën e sotme qytetarët kanë kërkuar reagimin e Presidentit të Republikës për këtë ngjarje.
Fillimisht protesta nisi te Ministria e Brendshme dhe më pas u zhvendos te Kryeministria dhe më pas te Presidenca.
Qytetarët të mbledhur te kangjellat e presidencës kërkuan reagimin e Kreut të Shtetit.
Një protestuese hipi te kangjellat dhe i kujtoi presidentit të ri të drejtën kushtetuese, atë të jetës.
Një nga protestuesit madje kërkoi që Zonja e Parë si nënë t’i bashkohej protestës së sotme.
Kjo është situata e parë kur presidenti i sapo zgjedhur Begaj përballet me një situatë ku kërkohet reagimi i tij.
Pritet si do reagojë Kreu i Shtetit mbi këtë situatë për të cilën kur kanë kaluar dy ditë nga ngjarja e rëndë nuk ka thënë asnjë fjalë.