Rusia e konsideroi vizitën e mundshme të Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi në Tajvan si një akt ‘provokues’ dhe mbështet plotësisht Kinën në mosmarrëveshjen e saj me Uashingtonin, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov gjatë një konference për shtyp të martën.
“Ne e shohim këtë, po regjistrohet nga të gjitha vendet e botës. Këtu qëndrojmë në solidaritet absolut me Kinën. Ndjeshmëria e saj ndaj kësaj çështjeje është e kuptueshme. Është e justifikuar. Dhe në vend që ta respektojnë këtë, SHBA-ja po zgjedh rrugën e përplasjes.” – tha zëdhënësi i Kremlinit, duke shtuar se vendimi i Uashingtonit është ‘vetëm për keqardhje’.
Peskov vuri në dukje gjithashtu se në rast se një konflikt ushtarak shpërthen si rezultat i tensioneve të vazhdueshme midis Kinës dhe SHBA-së mbi Tajvanin, kufijtë e Rusisë do sigurohen nga ushtria e saj.
“Pavarësisht nga shfaqja e disa situatave provokuese, siguria e kufijve tanë sigurohet në mënyrë të besueshme përgjatë gjithë perimetrit të këtyre kufijve nga Forcat e Armatosura të Federatës Ruse.” – deklaroi Peskov.