Vendosni fjalën kyçe....

Sherr me thika në Korçë, plagoset një 17-vjeçar


Një i mitur 17 vjeçar është goditur me thikë dhe është paraqitur në Spitalin e Korçës për mjekim.

Sipas njoftimit të policisë, i mituri dyshohet të jetë dëmtuar me mjet prerës, në qytetin e Korçës, gjatë një konflikti fizik, i cili aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 04.08.2022, rreth orës 21:10, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për mjekim një 17-vjeçar, banues në Korçë, që dyshohet të jetë dëmtuar me mjet prerës, në qytetin e Korçës, gjatë një konflikti fizik, i cili aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”-shkrua.