Vendosni fjalën kyçe....

Vdekja e 7-vjeçares, qytetarët mblidhen në protestë para Ministrisë së Brendshme


Dhjetëra qytetarë kanë dalë në protestë mbrëmjen e sotme para Ministrisë së Brendshme, pas ngjarjes tragjike të dy ditëve më parë në plazhin e Potamit në Himarë, ku 7-vjeçarja Jonada Avdia u përplas për vdekje nga skafi i drejtuar nga oficeri Arjan Tase.
Me pankarta në duar qytetarët kërkojnë drejtësi, por edhe masa më të forta që ngjarje të tilla të mos ndodhin më.
Një tjetër kërkesë e qytetarëve të pranishëm në protestë është edhe dorëheqja e Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, Ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro, dhe Drejtorit vë përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Protesta e thirrur nga qytetarë të ndryshëm e shoqëria civile është mbështetur edhe nga Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë.