Pas zjarrit të rënë në lagjjen Partizani në Vlorë, OSHEE-ja ka reaguar menjëherë duke stakuar linjën në bashkërendim me policinë dhe zjarrfikësen.
OSHEE njofton se për shkak të temperaturave të larta po qëndron në gatishmëri të plotë duke qenë se ekziston rreziku i shtuar për rënien e zjarreve.
Sqarimi i OSHEE-së vjen pas publikimit në media të një videoje ku zjarrfikëse ka urdhëruar elektricistët që të stakojnë energjinë.
Në njoftim thuhet se fideri furnizon spitalin e Vlorës dhe OSHEE ka vepruar me kujdes pa cenuar institucionin shëndetësor.
Njoftimi
“Vlorë, Zjarri në lagjjen “Partizani”, reagon menjëherë OSSH, stakon linjën në kordinim me policinë dhe zjarrëfikësen. Rritja e temperaturave ka shtuar rreziqet ndaj rrjetit elektrik, ndaj OSSH po qëndron në gadishmëri absolute 24 orë për të reaguar në kohë.
Faktin e tregon rasti i rënies së zjarrit në lagjjen “Partizani” Vlorë, ku pas telefonatës nga policia në sallën e dispecerisë rajonale, strukturat e OSSH, kanë manovruar, konform rregulloreve për të stakuar fiderin nr.9 të Nst Vlora 2, si masë sigurie për ruajtjen e jetës së njërëzve dhe pronën. Saktësimi i OSSH vjen pas publikimit në media të videos ku zjarrëfikësi urdhëron elektricistët për stakim të energjisë , shoqëruar me lajmin për “mungesë kordinimi mes intitucioneve të shtetit”. OSSH thekson se: Stakimi i fiderit (rrjeti i tensionit të mesëm) realizohet bazuar mbi rregulloren teknike, me kujdes, duke mos cënuar nënstacionin.
Fideri furnizon dhe spitalin e Vlorës ndaj OSSH ka vepruar me kujdes, duke stakuar linjën, por pa cënuar institucionin shëndetësor. Sa më lartë është dashur koha e nevojshme për të kryer manovrimet e duhura, brenda afatit jo më shumë se 10 minuta. Theksojmë se strukturat e OSSH, pjesë e OSHEE Group janë të angazhuara 24 orë në gatishmëri, për çdo situatë kritike, duke ndërvepruar me institucionet e tjera lokale dhe qendrore.”