Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Grenell ka një problem të njohur me Kurtin, e kam mbështetur marrëveshjen e Shtëpisë së Bardhë


Kreu i PD-së Sali Berisha u prononcua për deklaratën e republikanit amerikan Richard Grenell, i cili e quajti fashist kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, pas vendimit për reciprocitetin.

Berisha tha se Grenell ka një problem të njohur ndaj Kurtit.

Ka një problem të njohur midis Albin Kurtit dhe Grenellit. Nuk i di hollësitë. Albin Kurti nuk është fashist. Nëse Edi Rama është sjellë si vasal i Vuçiçit, unë jam rreshtuar në krahun e qeverisë së Kosovës, ashtu si edhe komuniteti ndërkombëtar. Unë e kam mbështetur marrëveshjen e Shtëpisë së Bardhë, që nuk i zgjidhte të gjitha problemet, por mund të ndikonte pozitivisht për marrëveshjen përfundimtare”, tha Berisha për A2 CNN.