Kreu i PD-së Sali Berisha, konferencën e sotme për mediet e nisi duke folur për ngjarjen tragjike të ndodhur tri ditë më parë në Himarë.
“Dua të falenderoj të gjithë qytetarët, të cilët organizuan vetë një protestë qytetare, të madhe për një çështje thellësisht tronditëse për shoqërinë shqiptare dhe për çdo vend ku do kishte ndodhur.
Të dhënat që dalin rreth këtij problemi, gjithçka flet për një krim të mirëfilltë shtetëror.
Skafi ishte me të gjitha ligjet, i ndaluar të përdorej aty ku u ndodh. Skafisti ishte i palicencuar për përdorimin e skafit. Skafi ishte pronë e Adhurim Kushit, një nga çunat e Taulant Ballës në Londër. Pra e kuptoni vetë origjinën e skafit. Adhurim Kushi punon akoma në Britani dhe blen skaf.
Arjan Tase me origjinë nga Përmeti, u rikthye në detyrë nga dy ministrat. Nga Bledi Veltari dhe ministrja Kumbaro. Ai nuk plotësonte asnjë kusht për rikthimin e tij në detyrë, përveç lidhjeve të forta që kishte me të dy ministrat.
Të dhënat e tjera janë shumë tronditëse. Ministri i Brendshëm apo ministri i familjes siç e quajnë rëndom, rezulton të jetë anëtar i një shoqate të mbushur me trafikantë dhe kontrabandistë, për të cilët media ka nxjerrë emra dhe fakte.
Pas tre ditësh, Bledi Veltari, në mënyrën më të papranueshme, shkon në verbërinë e tij dhe shpirtkazmërinë e tij, nuk gjen dy fjalë për të shprehur ngushëllim për familjen.
Shiko deri në çfarë shkalle arrin çnjerëzia e këtyre ministrave të degraduar. Se çfarë e pengon atë t’I shprehë ngushëllim familjes, oficeri i të cilit i preu vajzën në skaf me helika atë e din vetëm ky njeri. Njeri nuk mund të quhet ky.
Bën një status të gjatë, e fillon dhe e mbaron me Sali Berishën por nuk gjen dot një hapësirë minimale për t’i dërguar një ngushëllim familjes që humbi fëmijën e vet absolutisht për shkak të këtij soji monisti, për të cilin nuk ekziston ligj as moral.
Janë bërë përpjekje të mëdha për të fshehur gjurmët e krimit. Jo vetëm autori tentoi të largohet, por janë zhdukur kamerat që regjistruan skenën e krimit. Pero nat, kriminelë njëlloj si Arjan Tase, menjëherë kanë marrë kamerat dhe i kanë zhdukur ato. Por këtu ka dëshmit6arë të shumtë. I dëgjuat dëshmitë. Me këtë rast unë i kërkoj Edi Ramës të shkarkojë menjëherë të dy minitrat, përgjegjegjës absolut për dramën qaë ndodhi në Potam. Dhe ky është hapi më minimal. Qytetarët janë tërësisht të revoltuar. Nuk mund ta kapërcejë Edi Rama me halucinacione.”- tha Berisha.