Vendosni fjalën kyçe....

Berisha për ngjarjen e Himarës: Janë zhdukur kamerat nga vendi i krimit, Rama të shkarkojë 2 ministrat përgjegjës


Në konferencën e sotme për mediet, kreu i PD-së Sali Berisha deklaroi se janë bërë përpjekje të mëdha për të zhdukur provat e krimit për ngjarjen tragjike të ndodhur tri ditë më parë në Himarë, ku humbi jetën një 7-vjeçare.

Gjatë fjalës së tij, Berisha i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të shkarkojë dy ministrat përgjegjës, atë të Brendshëm Bledi Çuçi dhe ministren e Turizmit Mirela Kumbaro.

“Janë bërë përpjekje të mëdha për të fshehur gjurmët e krimit. Jo vetëm autori tentoi të largohet, por janë zhdukur kamerat që regjistruan skenën e krimit. Pero nat, kriminelë njëlloj si Arjan Tase, menjëherë kanë marrë kamerat dhe i kanë zhdukur ato. Por këtu ka dëshmit6arë të shumtë. I dëgjuat dëshmitë. Me këtë rast unë i kërkoj Edi Ramës të shkarkojë menjëherë të dy minitrat, përgjegjegjës absolut për dramën qaë ndodhi në Potam. Dhe ky është hapi më minimal. Qytetarët janë tërësisht të revoltuar. Nuk mund ta kapërcejë Edi Rama me halucinacione, me vampirë politikë e mediatikë. Me këtë mbrojtje, Rama meriton një revoltë të madhe popullore.

Në vend të një ndjese qindra herë përpara shqiptarëve, deklaron se kemi organizuar sezonin më të përsosur. Se si mund të flitet për përsosmëri, kur ndodhin krimet më makabre, atë e din vetëm mendja e tij. I përgëzoj edhe njëherë qytetarët. Ata i kanë lënë qeverisë 72 orë për të reflektuar. Uroj të merren vendimet e duhura. Por natyrisht, PD mbështet fuqishëm protestën e drejtë të qytetarëve për një krim të rëndë shtetëror.”– tha Berisha.