Në konferencën e sotme për mediet, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u pyet lidhur me deklaratat e Richard Grenell për Albin Kurtin.
“Ka një problem të njohur, s’është i ri. Midis Albin Kurtit dhe Grenellit. S’jam në brendësi. Albin Kurti nuk është fashist, është kryeministri i Kosovës. Kam mbështetur qëllimin e tij siç e din, nëse Edi Rama është sjellë si vasal I Vuçiçit në konfrontimin e fundit, unë jam rreshtuar plotësisht në krahun e komunitetit të Kosovës, por edhe atë ndërkomb ëtar. Sepse edhe komuniteti ndërkombëtar atë qëndrim mbajti.
Tani, nuk ka diskutim që sot për sot në Partinë Republikane Richard Grenell për politikën e jashtme është personi më inpiko dhe njeri në dijeninë time i lidhur me ish-presidentin Trump. Nuk sjell asnjë pasojë. Ju e dini që unë e kam mbështetur marrëveshjen e Shtëpisë së Bardhë dhe e kam bërë me bindje. Jo pa bindje.
Sepse ajo marrëveshje nuk i zgjidhte të gjitha problemet.
Sepse në vlerësimin tim dhe jo të tanishëm dhe të hahershëm mund të ndikonte në pozitivitet në marrëveshjen përfundimtarre. Dhe në rast se kujtoni, kam kërkuar që Serbia të ndërtojë autostradën dhe korridori Durrës të shkojë gjer në Nish. Kam qenë për in tensifikimin e mrrëdhënieve ekonomike.
Siç synonte presideneti Trump me marrëveshjen Abraham, për të cilën efektet janë të pamohueshme, synonte dhe besonte se një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike do të ishte e dobishme për marrëdheshjen në kuadrin e përgjithshme.
Përfitonte shumë Shqipëria, hekurudhën. Vlora bëhej me hekurudhë. Sepse kërkohej një zonë me ujëra të thella dhe e tillë ishte Vlora.”- tha Berisha.
Këtë koment Berisha e bëri pasi u pyet nga gazetarët lidhur me Richard Grenell, ish-i dërguari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, i cili e ka quajtur kryeministrin e Kosovës Albin Kurti “fashist me përvojë”.