Vendosni fjalën kyçe....

Finlanda kërkon regjim më të rreptë për lëshimin e vizave për shtetasit rus


Qeveria finlandeze dëshiron të forcojë rregullat e vizave për qytetarët rusë, tha Ministri i Jashtëm, Pekka Haavisto.

Është planifikuar një ndryshim në lëshimin e vizave turistike për qytetarët rusë, pohoi ai.

Ministria e Punëve të Jashtme finlandeze po përgatit masa që do të diskutohen në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së në fund të muajit, tha shefi i diplomacisë finlandeze për radion e përmendur, raporton Euronews.

Nuk mjafton që Finlanda të marrë një vendim të tillë vetë, por duhet të ketë të njëjtat udhëzime në të gjithë zonën Shengen, vuri në dukje Haavisto.

Parlamentarët në të gjithë spektrin politik e mbështetën masën, vëren Yle, duke shtuar se është produkt i agresionit rus kundër Ukrainës që filloi në shkurt.

Finlanda ndan një kufi me Rusinë që është 1,340 kilometra i gjatë, më i gjati nga të gjitha vendet e BE-së.

Ndryshe, deri më tani turistët rusë mund të hynin në zonën Shengen me autobus ose veturë përtej kufirit finlandez.