Vendosni fjalën kyçe....

Ilir Meta: Do marrim një iniciativë ligjore në Kuvend për indeksimin e pagave, po s’e miratuan do e çojmë në Gjykatë Kushtetuese


Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka dalë sot në një konferencë për mediet, ku ka shprehur shqetësimin e tij mbi ekonominë e familjeve shqiptare.

Ai njoftoi se do të ndërmerrte një iniciativë ligjore në Kuvend për të garantuar indeksimin e pagave. Madje tha se do e çonte çështjen në Gjykatë Kushtetuese e më tej edhe në Gjykatat Evropiane, nëse kjo iniciativë nuk do miratohej.

Jemi sot këtu për të theksuar edhe njëherë tjetër pasojat katastrofike të korrupsionit dhe të vjedhjes jashtë çdo imagjinate, të qeverisë, të hajdutokratit Rama, që e ndjen shumica e familjeve shqiptare sot për shkak të polarizimit të tmerrshëm që ai ka krijuar përgjatë 10 viteve të qeverisjes së tij. 

Mbi 67% e popullsisë pra dy të tretat e popullsisë sot në këtë vend jeton në më pak ose në kufirin e popullsisë. Pra me 5.5 dollarë në ditë. Dy të tretat e popullsisë.

76% e punonjësve jetojnë gjithshtu, duke llogaritur edhe fëmijët e tyre, me më pak ose në kufirin e varfërisë. 5.5 dollarë në ditë.

Që nga viti 2017 ky shpirt zi, nuk ka indeksuar pagat që e ka patur detyrim ligjor. E ka dhe detyrim kushtetues.

Dhe për këtë ne do të ndërmarrim iniciativn menjëherë në sesionin e ri në Kuvend, për të garantuar indeksimin e menjëhershëm të tyre dhe njëkohësisht nëse nuk do të miratohet, që është shumë e mundur, padyshim do ta çojmë në Gjyktë Kushtetuese. Më pas do ndjekim edhe Gjykatat Europiane. Ky është sadizëm.”- tha Meta.