Ish-presidenti i vendit dhe kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në konferencën e sotme për mediet ka theksuar se do punojë shumë ngushtë me PArtinë Demokratike, veçanërisht për Reformën Territoriale.
Ai u shpreh se ka vetëm një PD dhe se koha e përgjumjes së saj ka marrë fund.
“Do të bashkëpunojmë shumë ngushtë me Partinë Demokratike, që është 1 dhe vetëm 1. Siç është mbarë populli opozitar një dhe vetëm një. Koha e përgjumjes së PD-së dhe e mbgarë opozitës për hatër të PD-së ka mbaruar njëherë e përgjithmonë. 7 korriku ora 7 ishte një tregues i qartë i këtij zgjimi të vlerave më të mira me të cilat është themeluar PD, si pqarti e lirissë, demokracisë, të dejtave të njeriut. Kështu që do të bashkëpunojmë ngushtë për Reformën Territoriale, edhe me PS-në, me çdo parti sepse kjo është një reformë që ka të bëjë me njerëazit, nuk kemi paragjykime.” – tha Meta.