Vendosni fjalën kyçe....

Katër persona goditen nga rrufeja pranë Shtëpisë së Bardhë


Katër persona janë plagosur rëndë pasi u goditën nga rrufeja pranë Shtëpisë së Bardhë.

Siç shkruan BBC, dy burrat dhe dy gratë ishin në Lafayette Park në Uashington gjatë një stuhie, kur u goditën nga një rrufe.

Për shkak të afërsisë së parkut me selinë e presidencës amerikane, anëtarët e shërbimit sekret ishin ndër personat e parë që u erdhën në ndihmë të plagosurve. Katër personat ishin pranë një peme pranë gardhit që rrethon kompleksin e Shtëpisë së Bardhë të enjten në mbrëmje.

Identiteti i tyre ende nuk është konfirmuar.

“Të katër vuanin nga lëndime kritike, të rrezikshme për jetën.”- thanë shërbimet e emergjencës në një deklaratë. “Ne ishim në gjendje të trajtonim dhe transportonim shpejt të katër pacientët dhe ata u dërguan të gjithë në spitalet e zonës.”

Zyrtarët ende nuk kanë vërtetuar nëse katër personat e njihnin njëri-tjetrin dhe çfarë po bënin para goditjes së rrufesë. Pas incidentit, një pjesë e parkut mbeti e mbyllur.