Vendosni fjalën kyçe....

Kraja: Çështja e inceneratorëve është komplekse, kemi vendosur të rrimë larg opinioneve politike


Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Arben Kraja në një intervistë për Zërin e Amerikës ka deklaruar se hetimet për aferën e  inceneratorëve do vazhdojnë deri në fund.

Kraja theksoi sse po punohet për dosjet, po mblidhen prova dhe ata që kanë përgjegjësi do të vendosen përpara ligjit.

Ai e cilësoi çështjen si komplekse për shkak të numrit të lartë të institucioneve të përfshira. 

Lidhur me presionin e politikës kryesisht opozitë, Kraja tha se ka vendosur që SPAK të rrijë larg opinioneve të tyre. 

Çështja e inceneratorëve është komplekse, pasi sepse janë të përfshira shumë institucione. Është një volum i madh pune. Ne kemi tre hetime penale për tre incneratorëve. Kemi ngritur përgjegjësi penale për disa persona, përfshire edhe zyrtarë, dhe hetimet do të vazhdojnë deri në fund. Kushdo që do ketë shkelur ligjin do të përgjigjen deri në fund.

Ne nuk veprojmë mbi bazë të listave, por të provave. Kemi vendosur të rrimë larg opinioneve të politikës. E rëndësishme është të jemi objektiv në vendimmarrje”, deklaroi Kraja.