Vendosni fjalën kyçe....

Kraja: Paratë e trafikut të drogës pastrohen në Shqipëri


Kreu i Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), Arben Kraja në intervistën e dhënë për Zërin e Amerikës ndër të tjera ka folur edhe për kriminalitetin në Shqipëri dhe përfshirjen e shtetasve shqiptarë në trafikun e drogës nga Amerika Latine në Evropë.

Kraja tha se fenomeni është shqetësues për shkak se për Shqipërinë sjell pasoja që rrjedhin nga aktiviteti kriminal si vrasjet, grabitjet dhe pastrimi i parave që lidhen me aktivitetin e paligjshëm jashtë.

Kohët e fundit ne po vërejmë përfshirjen gjithnjë e më shumë të shtetasve shqiptarë në aktivitete kriminale jashtë vendit, sidomos në trafikun e drogës, dhe duke u aktivizuar që në vendet e burimit. Pra që në vendet e Amerikës së Jugut dhe garantimin e transportit nëpërmjet anijeve dhe rrugëve detare drejt Evropës Perëndimore.

Dhe ky është fenomen shqetësues sepse jo thjesht sepse dëmton jetën e njerëzve që përdorin këto drogëra. Por edhe për Shqipërinë ka pasoja. Një pjesë e mirë që rrjedhin nga ky aktivitet kriminal vijnë dhe investohen në Shqipëri. Në Shqipëri ndodhin shumë vrasje, grabitje dhe ngjarje të dhunshme që lidhen me aktivitetin jashtë vendit të këtyre grupeve kriminale. Në një farë mënyre jemi përfshirë në këto pasoja që sjell ky aktivitet”, deklaroi Kraja.