Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Nëse do kishte drejtësi Rama do ishte në qeli ose tek 5-sa, do përfundojë nën këmbët e popullit të lirisë


Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka theksuar se Rama do përfundojë nën këmbët e popullit të lirisë.

Në konferencën e sotm e për mediet, kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se do të “përfundojë në këmbët e popullit”.

Meta theksoi se ka besim tek populli shqiptar ndërsa vlerësoi se drejtësia është e kapur nga Rama. Sipas tij, po të kishte drejtësi, kryeministri sot do të ishte tek 5-a me “mjekun tek koka e policin tek dera”.

“Fakti që vazhdojnë pagesat e inceneratorëve është përgjigja më e mirë. Personat e përfshirë në aferën më të zezë dhe skandaloze në këtë vend, ku 14 vendime qeverie nëse do ndiqnin procedurën normale do duhet të miratoheshin për muaj të tërë, kalojnë për 2 minuta edhe pse qeveria është paralajmëruar me vulë që po bën veprime të paligjshme. Kjo është më e qarta. Jam i sigurt që drejtësisë do e bëjë populli. Drejtësia është nën presionin Ramës.

Kemi pasur opozitën të kapur nga qeveria, drejtësia do fillojë të çlirohet kur të shohë popullin që do ngrihet. Besoj tek populli. Ai do ta mësoj shumë mirë dhe shumë shpjet kush është populli i Shqipërisë meqë mendon se e ka futur në laborator. Do e shijojë ku do përfundojë, nën këmbët e popullit të Lirisë, është premtim. Nëse do kishte drejtësi do ishte në qeli, ose tek 5-sa me mjekun tek koka e policin tek dera.”– deklaroi Meta.