Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar ndaj deklaratës të çuditshme të ish-shefit të shërbimit informativ Fatos Klosi mbi Ilir Metën.
Vasili thotë se Klosi po mundohet të shpikë intriga për Metën për të kapur leje parkingu.
Ai në postimin e tij thotë se Fatos Klosi ka qenë në partinë e Metës që në 2004 duke kandiduar si deputet. Madje sipas Vasilit ish-shefi i shërbimit ka qenë një ndër personat e afërt në LSI-në e krijuar nga Meta.
“Po si mund të shpëlahet në këtë fare feje ky Fatosi.
Po kaq pak vlen ky qe flet një thes me broçkulla vetëm për një leje parkingu.
Po ky qe paska ditur këto lidhje të fshehta të Ilir Metës, qe e paskan shqetësuar dhe sëkëlldisur kaq fort ç ‘deshi në partinë e Ilir Metës në 2004.
Po ky kandidoi edhe për deputet si përfaqësues i partisë se Ilir Metës në zgjedhjet e 2005.
Po ky ne 2007 përcaktoi edhe formulën e llogaritjes se votave te konkurimit te keshilltareve te partise se Ilir Metës.
Po ky në 2015 iu lut Ilir Metës për te propozuar ai kandidatin për Bashkinë e Mallakastrës dhe ju plotësua lutja nga Ilir Meta.
Të rrjedhësh nga një fis me burra të nderuar e me karakter dhe ta nxjerrësh mbiemrin në pazar e të bëhesh rreckë për kaq pak lemoshë është vërtet mjerim i madh.
Megjithatë qe te hash turpin me buke është zgjedhje dhe Fatosi këtë zgjedhje beri, duket qe s’kishte karakter për më shume, parkingu te merr me qafe”-shkruan Vasili.
Hashtag.al publikoi sot materialin dhe investigimin e bërë nga Indipendent në vitin 1997 të bërë mbi interceptimin e vitit 1997 mes ambasadorit Italian Paolo Foresti dhe ish-zyrtarit të lartë të PD-së, Tritan Shehu ku rezultojnë mbi 20 emra politikanësh shqiptarë ose të huaj të lidhur me çështjen por jo ai i Ilir Metës.