Vendosni fjalën kyçe....

“Rama përgjegjës për korrupsionin katastrofik në vend”- Meta


Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në konferencën e sotme për mediat ka kritikuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama.

Meta u shpreh se paratë shkojnë për inceneratorët dhe jo për qytetarët në nevojë për ndihmë ekonomike. Sipas tij, përgjegjës kryesor për situatën kritike të korrupsionit në vend është kryeministri Rama. Ai e kritikoi të dhe për menaxhimin e pushtetit vendor.

“Paratë shkojnë për super aferën e zezë për inceneratorët, Paguhen akoma ato, sepse shteti është ortak me to. Ky të shkelë ligjin që të mos rruajë miliarda të qytetarëve shqiptarë me firma njerëzish që janë ndarë nga jeta dhe me firma barinjsh. Ndërkohë të dhënat tregojnë se 67.5 % e popullsisë jeton me 5.5 dollarë në ditë. ndaj i shikoni ju ku janë të fortët, vjedhjet. Kjo është situatë kritike dhe është pasojë e korrupsionit katastrofik. Përgjegjës është Edi Rama. Besoj jeni njohur me situatën dramatike që gjoja na doli tani për bashkitë që prej 3 vitesh e gjysmë qeverisje nga një parti e vetme. Tani këta shpikin falimentin e bashkive në kundërshtim të qartë të ligjeve. Kjo tregon që duhen vota, shtojmë administratën, bëjmë gjithçka për të vjedhur dhe kur shtrëngohet situata me borxhin shpikim administratorët.

Ato të partisë janë të gjithë. Këta që janë sot në Shqipëri janë administratorë, përveç kryetarit të bashkisë. Ata i bënë të gjitha këto se i urdhëron ky, blini vota u thotë, fusni njerëz në punë sa të doni. E dini si është tani situata katastrofike është rritur në mënyrë marramendëse hipokrizi më e madhe nuk ka ku shkon, gjendje më të rëndë të menaxhimit të pushtetit vendor.”- tha Meta.