Vendosni fjalën kyçe....

Amnesty International i përgjigjet Ukrainës, mbështet plotësisht raportin: Kievi përdori civilët si mburoja njerëzore


Amnesty International tha të premten se i qëndron një raporti në të cilin akuzonte Kievin se po rrezikonte civilët duke vendosur asetet e tij ushtarake në shkolla dhe zona të banuara. Hetimi tërhoqi zemërimin e qeverisë ukrainase dhe presidentit Vladimir Zelensky.

“I qëndrojmë plotësisht kërkimit tonë.” – tha Sekretarja e Përgjithshme Agnes Callamard për agjencinë e lajmeve AFP në një deklaratë të dërguar me e-mail.

Ajo gjithashtu shkroi në Twitter për të deklaruar se organizata e saj qëndron pranë të gjitha viktimave. Callamard sulmoi ata që ajo i quajti ‘turma dhe trollë të mediave sociale’ që po ‘sulmojnë’ hetimet e Amnesty.

“Kjo quhet propagandë lufte, dezinformim. Kjo nuk do dëmtojë paanshmërinë tonë dhe nuk do ndryshojë faktet.”

Më parë, Zelensky akuzoi OJQ-në për zhvendosjen e ‘përgjegjësisë nga agresori te viktima’, duke iu referuar respektivisht Rusisë dhe Ukrainës. Presidenti tha se çdo raport që barazon veprimet e ‘viktimës dhe agresorit’ në ‘njëfarë mënyre nuk mund të tolerohet’.

Raporti, i cili u publikua të enjten, akuzoi Kievin për ‘një shkelje të qartë të ligjit ndërkombëtar humanitar’, pasi dokumentoi se Ukraina po e vendoste ushtrinë e saj pranë infrastrukturës civile, duke vënë kështu në rrezik jetën e civilëve.

Në veçanti, OJQ-ja tha se gjeti prova të aktivitetit ushtarak të tanishëm ose të mëparshëm në 22 nga 29 shkollat ​​që vizitoi në Ukrainë midis prillit dhe korrikut.

Ajo tha se përdorimi i paligjshëm ushtarak nga ana e Ukrainës i objekteve civile ‘nuk justifikonte në asnjë mënyrë sulmet pa dallim ruse’. Sipas OJQ-së, trupat ukrainase nuk kishin qenë të pranishme në disa zona të banuara, të cilat sipas saj ishin shënjestruar nga sulmet ruse.

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmitry Kuleba tha se qëllimi i OJQ-së ishte të krijonte ‘një ekuilibër të rremë midis kriminelit dhe viktimës së tij’. Moska iu përgjigj raportit duke thënë se kishte deklaruar vazhdimisht se trupat ukrainase përdorin civilët si ‘mburoja njerëzore’ dhe gjetjet e Amnesty-së vetëm e pohojnë këtë.