Vendosni fjalën kyçe....

Andrea Bregu: Migen, protestat bëhen edhe pa Sorosin


Andrea Bregu (majtas) Migen Qiraxhi (djathtas)

Aktivisti Andrea Bregu ka reaguar ndaj drejtuesit të OJQ-së të financuar me projekte të Xhorxh Sorosit.

Reagimi i Bregut vjen pasi Migen Qiraxhi doli kundër pjesëmarrjes në protestën për vdekjen e të miturës në Himarë të Ilir Metës e Sali Berishës.

Bregu shkruan se asnjë në protestë nuk u ankua pse mori pjesë Meta e Berisha.

Shkrimi i plotë:

Në Protestën “Jonadën Nuk e Vrau Varka por Shteti” pati pjesëmarrje nga shumë qytetarë por askush nga qytetarët nuk u ankua pse morri pjesë Migeni i Sorosit apo miqtë e tij të Sorosit dhe madje madje çdokush që kishte bërë thirrje për Protestë në rrjetet sociale ftonte edhe ai miqtë e tij që të bashkoheshin sepse nuk ishte askush aty për të përjashtuar ndonjë palë.

Pyetja lind: Kush je ti dhe miqtë e tu që të vendosni se kush qytetar duhet të marrë pjesë ose jo në Protestë për të kërkuar Dorëheqjen e burrit të Dalinës?

Meqë ti dhe miqtë e tu shqetësoheni nga lajme që “mund” të cënojnë interesin publik po e bëj një lajm që mbron interesin publik duke bërë transparencë financimet dhe projektet aktuale të Qëndresës Qytetare (dhe miqve të tu) me financimet e projekteve të Sorosit

–             Rigels Xhemollari 161,499 lekë të reja

–             Ines Mulellari 73,160 lekë të reja

–             Tea Zeqaj 48,720 lekë të reja

–             Migen Qiraxhi 32,039 lekë të reja

–             Rudina Niklekaj 18,205 lekë të reja

Në këto momente që flasim Qëndresa Qytetare ka disa projekte me Lëviz Albania (Soros) ku vlen të theksohet Projekti Qytetari IN me Lëviz Albania për “gjenerimin” e peticioneve në nivel lokal dhe mbajtja e dëgjesave me anëtarët e Këshillave Bashkiakë (dmth me Anëtarët e PS të Ramës).

Dhe dy fjalë për mikun e Migen Qiraxhiut dhe Ndihmësin e Projekteve tek NDI Gevio Tabakun (për transparencë më shumë)

Një ndër OJF-të që sponsorizohen nga George Soros është edhe National Democratic Institute (NDI) dhe Gevio Tabaku është në këtë sekondë që ju po lexoni këtë status si Ndihmës Projektesh për Shqipërinë (Qendra e NDI për Shqipërinë ka për Drejtoreshë ish-eksperten e jashtme të Sorosit Dorata Hyseni) që prej një viti e gjysmë ku edhe është në të njëjtën kohë edhe themelues i Portalit Studentor dhe i Bordit Kombëtar Studentor dhe gjithashtu Drejtor tek kjo e fundit.

https://www.ndi.org/partners

https://www.linkedin.com/in/geviotabaku

P.s. Çdokush e di tashmë se ti Migen, miqtë e tu dhe grupi në të cilin ti bën pjesë bëni diversione nëpër Protesta se mezi e prisni që ti shkajë dikujt këmba dhe të hidheni si “Opozita” e vendit sepse kuptohet që nuk janë më bravat, shulat dhe dyert e blinduara që e lejonin këtë gjë.

Pavarësisht se nuk e doni, Të Hënën vijon PROTESTA #DrejtësiPërJonadën TEK KRYEMINISTRIA NË ORËN 19:00.