Një aksident tragjik ka ndodhur në një autostradë në Kroaci, ku një autobus me targa polake ka dalë nga rruga dhe si pasojë kanë vdekur së paku 11 persona.
Sipas mediave kroate, në këtë aksident janë lënduar edhe 34 persona të tjerë.
Policia e Varazhdinit ka njoftuar shkurt se në vendin e aksidentit përveç policëve të Drejtorisë së Policisë së Varazhdinit dhe Zagrebit, janë angazhuar edhe disa ekipe të ndihmës së shpejtë dhe zjarrfikëse nga të dy qarqet, shkruan Hina
“Sipas informacioneve të deritanishme, në aksident trafiku kanë humbur jetën disa persona dhe një numër i madh janë lënduar rëndë. Përveç policëve të UP-së së Varazhdinit dhe UP-së së Zagrebit, disa ekipe të Institutit për Mjekësi Emergjente nga Qarku i Varazhdinit. dhe Zagrebi, si dhe disa ekipe të zjarrfikësve, janë angazhuar në vendngjarje nga të dy qarqet”, thuhet në njoftimin e policisë.