Vendosni fjalën kyçe....

Gjiganti i gazit paralajmëron se nuk mund të pranojë turbinën e rëndësishme


Sanksionet perëndimore e bëjnë të pamundur kthimin e duhur të turbinës për gazsjellësin Nord Stream 1 nga Rusia në Gjermani, pretendoi të mërkurën gjiganti rus i energjisë ‘Gazprom’.

Pajisjet e munguara kanë qenë arsyeja kryesore për ndërprerjet e furnizimit.Shefi ekzekutiv i ‘Siemens Energy’, Christian Bruch më herët tha se kompania gjermane kishte përmbushur të gjitha kushtet për dërgimin e turbinës së riparuar në Rusi.

Sipas Bruch, kompania është ‘jashtëzakonisht e interesuar’ në përparimin e procesit dhe fajësoi dokumentet që mungojnë nga pala ruse për vonesën.

“Regjimet e sanksioneve të Kanadasë, BE-së, Britanisë së Madhe dhe mospërputhja e situatës së tanishme me detyrimet kontraktuale nga ana e Siemens e bëjnë të pamundur dërgimin e motorit 073 në Portovaya.” – tha ‘Gazprom’ të mërkurën.

Kancelari gjerman Olaf Scholz vizitoi fabrikën e’ Siemens’ në Mülheim an der Ruhr të martën dhe inspektoi turbinën Nord Stream që ndodhet atje. Sipas Scholz, turbina është gati për funksionim dhe mund të dërgohet në Rusi.

Në mesin e qershorit, Gazprom pakësoi furnizimin me gaz nëpërmjet Nord Stream në 40%, pasi ‘Siemens’ me bazë në Gjermani nuk e kishte kthyer turbinën në kohë pas riparimeve në Kanada, për shkak të sanksioneve.

Me nxitjen e Berlinit, Kanadaja pranoi të dërgonte pajisjet në Gjermani dhe më pas në Rusi. Më 25 korrik, Gazprom konfirmoi se kishte marrë dokumente për turbinën nga ‘Siemens’.Më 27 korrik, furnizimet me gaz rus në Evropë nëpërmjet Nord Stream ranë në 20% të nivelit të tyre maksimal, për shkak të çaktivizimit të Gazprom-it në një tjetër motor turbinë me gaz në stacionin e kompresorit Portovaya.

Vitaly Markelov, nënkryetari i Gazprom, tha se ‘Siemens’ nuk po përmbushte detyrimet e saj për të riparuar motorët e dëmtuar për Nord Stream. Sipas Markelov, disa motorë në stacionin e kompresorit janë tani për tani jashtë pune për shkak të dështimeve emergjente, pasi ‘Siemens’ nuk i ka riparuar ato.

Më 29 korrik, Markelov tha se dorëzimi i turbinës nga Kanadaja në Gjermani, në vend të Rusisë, nuk ishte në përputhje me kontratën. Përveç kësaj, ai tha se ‘Gazprom’ nuk ka marrë nga ‘Siemens’ një paketë të plotë dokumentesh që lejojnë transportin dhe riparimin e motorëve për gazsjellësin.