Vendosni fjalën kyçe....

Kapen me 8 kg kanabis në makinë dhe 1 automatik, arrestohen 3 persona në Tropojë


Policia ka zhvilluar një aksion anti-kanabis në Tropojë ku ka arrestuar 3 persona dhe ka sekuestruar 8 kg kanabis.

Policia arrestoi shtetasit E. Gj., 24 vjeç, banues në Geghysen, Tropojë, F. S., 34 vjeç, banues në Bugjon, Pukë dhe E. M., 22 vjeç, banues në Fierzë, Tropojë.

Këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Ura e Drinit”, Fierzë, duke udhëtuar me automjetin tip “Mitsubish”, në të cilin, gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën rreth 8 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, 1 armë zjarri automatik, si dhe një karikator me 30 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushat e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Rrjeta”, i zhvilluar nga DVP Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tropojë, Forcën e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit dhe me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë.

Qarkullonin me rreth 8 kilogramë kanabis dhe armë zjarri në automjet, vihen në pranga 3 shtetas.

Sekuestrohen rreth 8 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, një armë zjarri automatik dhe municion luftarak.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushat e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Rrjeta”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-E. Gj., 24 vjeç, banues në Geghysen, Tropojë, F. S., 34 vjeç, banues në Bugjon, Pukë dhe E. M., 22 vjeç, banues në Fierzë, Tropojë.

Këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Ura e Drinit”, Fierzë, duke udhëtuar me automjetin tip “Mitsubish”, në të cilin, gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën rreth 8 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, 1 armë zjarri automatik, si dhe një karikator me 30 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.