Vendosni fjalën kyçe....

Ndërron jetë në moshën 55-vjeçare personazhi i njohur i rrjeteve sociale, ‘Hulk’-u brazilian


Bodybuilderi Valdir Segato, i cili u bë i njohur në internet si ‘Hulku brazilian’ për fryrjen artificiale të muskujve me përdorimin e një vaji sintetik të quajtur synthol, ka vdekur në moshën 55-vjeçare.

Sipas raportimeve, Segato kishte përdorur sintol për më shumë se pesë vjet dhe kishte zgjeruar bicepsin e tij nga 30 cm në 58 cm gjatë asaj kohe me përdorimin e vajit, i cili injektohet drejtpërdrejt në indet e muskujve, duke bërë të njëjtën gjë me gjoksin e tij dhe muskujt e shpinës.

Korniza e tij gjigante (por disi mashtruese) kishte fituar famë në internet dhe ai tregoi në intervista se ishte frymëzuar të ndryshonte trupin e tij për shkak të adhurimit të njerëzve si Arnold Schwarzenegger dhe personazhit imagjinar të Marvel, Hulk-it të pabesueshëm.

Vaji nuk i siguron përdoruesit e tij ndonjë forcë shtesë dhe ka vetëm qëllime kozmetike. Sidoqoftë, përdorimi i sintolit vjen me disa sëmundje të mundshme shëndetësore, duke përfshirë rrezikun jashtëzakonisht të rritur të goditjeve në tru dhe infeksioneve, të cilat në disa raste kanë çuar në prejrjen e gjymtyrëve të përdoruesve të sintolit.

Por duke folur në vitin 2016, Segato tregoi se ai mendonte se rreziku ia vlente.

“Më quajnë Hulk, Schwarzenegger dhe He-Man gjatë gjithë kohës dhe kjo më pëlqen. Unë i kam dyfishuar bicepsin e mi, por prapë dua të jem më i madh.” – tha ai për Daily Mail.

Ai ishte paralajmëruar për ndikimin e mundshëm negativ në shëndetin e tij për disa vite, me mjekët që thanë se ai rrezikonte shpërfytyrimin e muskujve dhe dëmtimin serioz të nervit nëse vazhdon të vetëadministrojë injeksione syntholi.

Megjithatë, Segato përqafoi famën që mori në internet. Ai e quajti veten si ‘Valdir Synthol’ në platformën e mediave sociale Instagram dhe fitoi më shumë se 1.7 milion ndjekës në Tik Tok ku do të postonte video të shkurtra me një shifër të madhe ndjekësish.

Megjithatë, mendohet se ai bënte një jetë të vetmuar jashtë rrjeteve sociale dhe rrallëherë vizitohej nga miqtë.

Gazeta braziliane Globo raportoi se Segato ishte ankuar për gulçim ditën kur vdiq.

“Ishte rreth orës 6 të mëngjesit, pak a shumë. Ai erdhi duke u zvarritur nëpër shtëpinë e pasme dhe doli përpara. Më pas ai trokiti në dritaren e nënës sime, trokiti, trokiti, pastaj ajo u zgjua dhe ai tha ‘Më ndihmoni, më ndihmoni se po vdes.’” – citohet të ketë thënë një fqinj nga Globo.

Ai dukej se pësoi një atak në zemër pak pasi mbërriti në spital.