Vendosni fjalën kyçe....

Sulmohet sërish me armë Policia e Kosovës, Kurti: Bandat kriminale duan të pengojnë luftën kundër krimit të organizuar


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dënuar ashpër sulmin me armë ndaj policisë. Ai tha se sulmet e bandave kriminale kësaj here synuan të godasin policinë te Liqeni i Ujmanit.

Kurti shtoi se bandat kriminale po ngrenë pengesa ndaj luftës kundër krimit të organizuar.

“Kjo është hera e dytë në më pak se një javë që Policia e Kosovës është sulmuar nga bandat kriminale në pjesën veriore të territorit tonë, vetëm gjashtë ditë pas incidenteve të së dielës. “Fatmirësisht i shpëtuam viktimave dhe tani po zhvillohet një hetim i plotë. Sot, rrugët janë pa barrikada. Por bandat kriminale vazhdojnë ta barrikadojnë veten kundër agjencive tona të zbatimit të ligjit dhe luftës sonë kundër krimit të organizuar.” – shkroi ai në Twitter.

Sulmi vjen pas atij të para pak ditëve në kufi të vendit ku persona të armatosur në pjesën në territorin serb hapën zjarr ndaj policisë që ndodhej në pikat kufitare pas tensioneve aty me serbët që kishin vendosur pengesa e kishin bllokuar hyrje-dalje në Kosovë.

Tensionet erdhën pas vendimit të qeverisë Kurti për vendosjen e reciprocitetit të targave dhe dokumenteve të identifikimit për shtetasit serbë që hyjnë në Kosovë. Megjithatë pas tensioneve të larta dhe ndërhyrjes së ambasadorit amerikan, vendimi u shty me një muaj.