Prej disa ditësh zjarri në fshatin Skuraj në Kurbin vijon të mbetet aktiv.
Për pasojë raportohet se dëmet janë të konsiderueshme. Sakaq mjetet zjarrfikëse e kanë të vështirë të ndërhyjnë pasi terreni është malor.
Banorët prej ditësh kanë apeluar që institucionet të marrin masa. Ndërkohë e gjithë zona e Malësisë është e mbuluar nga tymi. Ndërkaq kërkohet ndërhyrja nga ajri për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.